Nga Nokia kanë publikuar se kanë lëshuar në etër mbindërtimin e
parë për Lumia 800, smartphone i tyre i parë me Windows phone 7.
Mbindërtimi do të paraqitet shkallë-shkallë gjatë dy javëve të ardhshme
në tregjet në të cilat shitet Lumia 800.
Nga risitë që sjell,
Nokia thekson përmirësimet gjatë mbushjes së baterisë, notifikimet më
të mira, postën zanore, përkrahjen e përmirësuar për Exchange 2003,
kualitetin më të mirë të zërit dhe përmirësimin e shfaqjes së
fotografisë në prani të dritës së fortë.
Gjithashtu, nga Nokia lajmërojnë se Lumia 800 do marr edhe një
mbindërtim në fillim të vitit të ardhshëm. Për momentin dihet se
mbindërtimi në mes tjerash do të sjell përmirësimin e kohëzgjatjes së
baterisë.

0 comments:
Post a Comment