Tableti i ri nga LG, Optimus Pad 2, mund të ndodhë të paraqitet
kah fundi i dhjetorit, e edhe pse nuk ka informata zyrtare, kanë
rrjedhur fotografitë dhe specifikat e kësaj pajisje.
Ky
tablet me ekran 8.9-inçësh me rezolucion prej 1,280x768 piksel, do të
ketë procesorin dybërthamësh në 1.5 GHz, 1 GB RAM, kamerën e përparme
prej 1.3 dhe atë të pasme prej 8 megapiksel, ndërsa do të punoj me
Android 3.2.1.
Update në Androidin e ri, Ice Cream Sandwich, pritet të arrij vitin e ardhshëm.
Gjykuar sipas informatave nga faqet koreane të cilat publikuan
informatat dhe fotografitë e kësaj pajisje, Optimus Pad 2 do të duhej të
ketë përkrahjen për LTE.

0 comments:
Post a Comment