Sharp, Samsung dhe gjashtë prodhues të tjerë të ekraneve LCD do
të paguajnë edhe një dënim tjetër për shkak të marrëveshjeve dhe
kurdisjes së çmimeve me të cilat paraqiteshin në treg.
Kompanitë
së bashku do të paguajnë 388 milion dollarë dënim, e nga ky numër
pjesën më të madhe do ta paguaj Sharp (105 milion), pastaj Samsung (82.7
milion), dhe Chimei Innolux (78 milion). Kompania kanë bërë ujdi me
gjykatën, e dënimet kanë të bëjnë me periudhën nga viti 1999 deri në
vitin 2006 kur blerësit paguanin çmimet më të larta për monitorë dhe
televizorë në krahasim me çfarë mund të ishin ato në kushtet e
konkurrimit të shëndoshë.
Dëgjimi përfundimtar është caktuar për 19 dhjetorin.

0 comments:
Post a Comment