Audio kompania gjermane Behringer në panairin CES që do të
mbahet gjatë janarit të vitit të ardhshëm planifikon të paraqes një dock
paksa të ndryshëm për pajisjet nga Apple.
Behringer iNuke
Boom i dedikohet pajisjeve iPhone dhe iPod dhe adhuruesve pak më ekstrem
të muzikës – aspektet praktike me këtë rast nuk ishin me rëndësi
jetike.
Docku i Behringer ka peshën prej 315 kg, gjerësinë prej 2.4 dhe
lartësinë prej 1.2 metrave dhe fuqinë prej madje 10,000 W. Çmimi është
gjithashtu në nivel bombastik – 30,000 dollarë, por kompania në CES
brenda brendit të vet të ri Eurosound synon të paraqes edhe versione
paksa më “normale” të dock-ëve, kufjeve dhe altoparlantëve portativ për
përdorim të përditshëm.

0 comments:
Post a Comment