Një njoftim i fundit i bërë në blogun zyrtar të Google ka
paralajmëruar planet e integrimit të funksionit të rrjetit social
Google+, Circles, me shërbimin e emailit, Gmail.
Në anën e
majtë të ndërfaqes, përdoruesit e Gmail do të gjejnë një link të ri i
cili do t’i sjell të gjitha rrethet e miqve të tyre (Circles) brenda
shërbimit të famshëm të emailit që ofrohet nga Google.
Kështu, gjatë dërgimit të një emaili tek një kontakt i cili është
edhe në Google+, përdoruesit do të mund të shohin postimet e fundit nga
personi i njëjtë.
Për më shumë, Google+ Circles gjithashtu do të shërbejë edhe si
filter i faqes. Ndërsa, përbrenda Gmail do të integrohen edhe kontaktet
të cilat janë pjesë e Google+. 

0 comments:
Post a Comment