Sipas pohimeve të disa burimeve të afërt me prodhuesin, Nokia po
e braktis Vertan. Nën këtë emër janë shitur celularët luksoz çmimet e
të cilëve shpesh tejkalojnë disa mijëra dollarë.
Nokia sipas
këtyre pohimeve është në proces të kërkimit të blerësit për Vertan, e
kjo është rezultatet i kalimit të fokusit të kompanisë në pajisjet
smartphone dhe celularët më të lirë dhe më gjithëpërfshirës. Siç mëson
Financial Times, për blerje janë të interesuara disa grupe private të
investitorëve, si dhe disa prodhues të gjërave luksoze.
Linja e celularëve Vertu vetëm prej pak kohë më parë ka filluar të
jetë në hap me të arriturat teknologjike tek të cilat blerësit e
smartphoneve të zakonshëm kanë qasje prej vite më parë. Verta
Constellation ka ekranin AMOLED dhe kamerën prej tetë megapiksel, por as
ato që janë “të rëndësishëm” nuk mungojnë - safirët dhe lëkura e
aligatorëve.

0 comments:
Post a Comment