Ngarkoni dhe shkarkoni dokumentet nëpërmjet kodeve QR

Pas dërgimit të ndonjë paraqitjeje mbresëlënëse, njerëzit vijnë tek ju dhe ju kërkojnë që ta marrin ndonjë kopje të kësaj paraqitjeje. Marrja e emailit të secilit dhe dërgimi i paraqitjes tek ata mund të mos jetë rruga më e mirë për këtë, veçanërisht kur ju mund ta përdorni TagMyDoc.
TagMyDoc është një shërbim në ueb që ju ndihmon në shkëmbimin e dokumenteve tuaja me njerëz shpejt dhe më përshtatshëm. Faqja ua mundëson që të ngarkoni dokumentet digjitale dhe t’i etiketoni; ajo pastaj i përmbledh URL-të e shkarkimit për këto dokumente. URL-ja është e kthyer në një kod QR që ju mund ta shkëmbeni me ata të cilët përdorin smartphone. Njerëzit që kanë smartphone lehtësisht mund ta skanojnë kodin dhe ta shkarkojnë dokumentin tuaj.

Në kohën e paraqitjes, ju thjesht mund t’i ofroni çdokujt kodin QR të paraqitjes për ata që duan ta shkarkojnë skedarin. Ju edhe mund të vendosni një fjalëkalim për skedarët. Shkarkimet e skedarëve tuaj janë të ndjekur dhe të paraqitur në dashboard. Faqja ka oferta falas dhe premium;  për ta provuar këtë shërbim, ju duhet të kontrolloni pakon falas që mbështet ngarkimin e skedarëve 2MB dhe ofron një hapësirë të përgjithshme prej 1GB pasi të jeni regjistruar.
Formatet e skedarëve të cilët mund t’i vendosni në faqe janë jpg, tiff, png, bmp, gif, doc, docx, ppt, pptx dhe pdf.