Një studim i financuar nga Google ka
ardhur me një përfundim që Google Chrome, është, ose ishte në kohën kur
testimet ishin krye, “shfletuesi i uebit që është më i siguruari kundër
sulmit”.
Hulumtuesit në ndërmarrjen për siguri Accuvant lëshuan një
studim (më poshtë mund të shihni PDF-në) gjatë të premtes që njehson
veçoritë e sigurisë të tre shfletuesve të uebit: Chrome të Google,
Internet Explorer të Microsoftit dhe Firefox të Mozilla-s. Rezultatet
tregojnë që Google është duke udhëhequr drejt dyerve të sigurisë,
Microsoft është menjëherë pas Google dhe Firefox mbetet në vendin e
tretë. “Megjithëse që të dy Google Chrome dhe IE janë sfidues, Chrome
është pak më i mirë,” thotë hulumtuesi nga Accuvant, Ryan Smith. Dhe, sa
i përket Firefoxit, “Ne kemi provuar për gjetur vendet ku Firefox mund
të përmirësojë bazën e kodit të vet,” thotë Smith me një sjellje të
mirë.
Studimi i Accuvant, që ishte bërë në mënyrë të
pavarur por që si komision kishte Google, u përqendrua në zbutjen e
shfrytëzimeve: në vend se të bëhet numërimi i dobësive në tre
shfletuesit, ai supozoi që hakerët do të mund të gjenin vrima të
mundshme për hakim tek të tre shfletusit dhe në vend se të bëhen
krahasime se si shfletuesit do të ballafaqohen me një sulmues i cili
tashmë do të mund të kishte fituar qasje në makinë.
Jonathan Nightingale nga Mozilla përgjigjet në një
deklaratë: “Firefox përfshin një grup të gjerë të teknologjive për të
eleminuar ose reduktuar rreziqet e sigurisë, nga veçoritë e nivelit të
platformës si zgjedhja e hapësirës së adresës tek sistemet e brendshme
sikur korniza helmuese e ndërfaqes sës sistemit tonë. Sandboxing është
një shtojcë e dobishme për atë vegël që ne jemi duke e hetuar, por asnjë
teknologji s’është një plumb prej argjendi. Ne investojmë në siguri
përgjatë procesit të zhvillimit me vëzhgime të jashtme dhe të brendshme
të kodit, testime të vazhdueshme dhe analizime të funksionimit të kodit
dhe reagimet e shpejta ndaj çështjeve të sigurisë kur ato paraqiten. Ne
jemi krenar për namin tonë në siguri dhe ky mbetet prioriteti qendror
për Firefoxin.”

0 comments:
Post a Comment