Gjatë kësaj jave është zbuluar se Facebook është duke e testuar
një funksion të ri në kuadër të faqeve, i cili do tu mundësonte
administratorëve të tyre komunikimin privat.
Lajmi për
testimin e këtij funksioni është bërë i ditur nga WeAreSocial, ndërsa
tani është vetë rrjeti social Facebook që e ka konfirmuar një gjë të
tillë.
Shërbimi i ri i dërgimit të porosive private brenda faqeve i lejon
pronarët e faqeve të komunikojnë privatisht dhe jo vetëm përmes murit.
Megjithatë, asnjë informacion nuk është dhënë lidhur me datën e
fillimit të shërbimit për përdoruesit e Facebook të cilët posedojnë një
faqe të caktuar në këtë rrjet social. 

0 comments:
Post a Comment