Gjatë kësaj jave, Google ka lëshuar në funksion edhe disa
opsione të reja për shërbimin e saj Blogger, të cilat do tu mundësojnë
përdoruesve të shtojnë më shumë funksionalitet të Google+ në faqet e
tyre personale.
Në tetor të këtij viti, Google u kishte
mundësuar përdoruesve të shfaqin profilin tyre të Google+ në blogun e
tyre, sipas preferencave dhe mundësive që ofron Blogger.
Tani, janë edhe disa funksione tjera shtesë të cilat do të lejojnë edhe shpërndarjen e postimeve dhe përmbajtjes në Google+.
Mirëpo, kjo lidhje do të bëhet atëherë kur bëhet integrimi i profilit të Google+ me llogarinë në Blogger.
Me sa duket, Google po synon që t’i integrojë të gjitha shërbimet e
saj me rrjetin e saj social, Google+ në mënyrë që ta bëjë atë si sfidues
të Facebook.Mirëpo, kjo lidhje do të bëhet atëherë kur bëhet integrimi i profilit të Google+ me llogarinë në Blogger.


0 comments:
Post a Comment