Microsoft në kuadër të grupit të rregullt mujorë të arnave të
sigurisë publikoi edhe mbindërtimet që kanë të bëjë me zgjidhjen e
lëshimeve të rrezikshëm në produktet e veta.
Edhe pse nuk ka
informata zyrtare se cilat lëshime janë korrigjuar, ekspertët e sigurisë
besojnë se në mesin e tyre ka arna me të cilat zgjidhjet problemi i
keqpërdorur nga ana e krimbit Duqy dhe lëshimi në SSL/TSL cookies
(BEAST) i cili mund të keqpërdoret përmes shfletuesit të Internetit.
Krejtësisht janë publikuar 14 raporte të sigurisë, e prej tyre shtatë
kanë të bëjnë me Windows, e tri janë kritik dhe kërkojnë rinisje të
sistemit operativ.
Më shumë informata rreth arnave mund të gjeni në faqet e Microsoftit.

0 comments:
Post a Comment