Google ka njoftuar se dyqani i saj virtual, Android Market ka arritur edhe një rekord të ri të përdorimit.
Më
saktë, në Android Market deri më sot janë bërë mbi 10 miliardë
shkarkime të aplikacioneve, dhe sipas Google, numri i shkarkimeve të
reja po rritet edhe më shumë, duke shkuar në 1 miliardë shkarkime në
muaj.
Nëse ky trend vazhdon, atëherë kjo do të thotë se Google mund ta
dyfishoj këtë numër nga 10 në 20 miliardë deri në tetor të muajit të
ardhshëm.
Për ta shënuar këtë arritje, Google do të ofrojë nëj sasi të
aplikacioneve për vetëm 10 cent, duke e zbritur koston e tyre standarde.
Një miliardë është një shifër e madhe, për çdo matje. Dhe, nëse ky
numër e tregon rritjen mujore të një trendi, atëherë i bie që ajo është
një lëvizje e mahnitshme e kërkesës së njerëzve.
Me këtë trend të shpejtë të rritjes, me siguri se shumë njerëz presin të dinë nivelin e rritjes në tetor të vitit të ardhshëm.


0 comments:
Post a Comment