Thashethemet për zhvillimin e televizorëve nga Apple janë duke
qarkulluar qe sa kohë, e thashethemet te fundit për kohën finale të
paraqitjes së produktit final flasin për fundin e vitit të ardhshëm.
Sipas
pohimeve në përgatitje janë tri modele, prej të cilëve dy kanë
diagonalen prej 32 dhe 55 inç derisa pajisja e tretë me madhësi do të
duhej të jetë diku në mes të këtyre dyve.
Informatat jozyrtare flasin për implementimin e sistemit Siri për
kontrollimin e televizorit me zë, e pajisjet do të duhej të punojnë me
procesorin A6 të Apple, i cili pritet të debutoj në gjeneratën e tretë
të tabletit iPad. Në zhvillimin e televizorëve me Apple po bashkëpunon
edhe një kompani e madhe Japoneze derisa produkti final do ti konkurroj
zgjidhjeve Smart TV nga Samsung, LG dhe prodhuesit tjerë, thonë burimet.

0 comments:
Post a Comment