Google ka shtuar mundësinë për konstruktim
të grafiqeve të funksioneve në shiritin e kërkimit. Këtë e ka lajmëruar
ndërmarrja gjatë të hënës, në një postim në blog.
Tani, kur përdoruesit shkruajnë një funksion – për shembull funksionin trigonometric sin(x)
– rezultati i parë i kërkimit do të jetë një grafik interaktiv duke ua
mundësuar përdoruesve që të hulumtojnë vlera të ndryshme të lidhura për x
dhe y.
Përdoruesit kanë mundësi të
konstruktojnë shumë funksione duke i ndarë ata me presje. Veçoria e re
mbështetet në shumicën e shfletuesve dhe “mbulon një domein të
funksioneve me vetëm një ndryshore duke përfshirë ato trigonometrike, eksponenciale, logaritmike dhe kompozimet e tyre,” shkruan inxhinieri i Google, Adi Avidor.
“Unë shpresoj që studentët dhe ata që e duan
matematikën në tërë botën do ta gjejnë këtë përvojë si magjepëse pasi që
unë e gjeta kalkulatorin për grafikët shumë më parë,” shkruan Avidor.
Shiriti i kërkimit në Google tashmë ka qenë mjaft i
afërt me të prirurit për matematikë dhe ata të cilët sfidohen me të.
Veçoria e kalkulatorit, e cila ka ekzistuar për shumë vite, ua mundëson
përdoruesve që të shkruajnë barazime matematike – që nga ato më të thjeshta deri tek barazimet komplekse – për përdoruesit në kohë reale.
Përdoruesit mund të gjejnë përgjigjie për problemet me fjalë me përgjigjie numerike, për shembull numri i sekondave në një vit dhe të dhëna publike, për shembull popullsia e Kosovës. Ekziston mundësia edhe e kthimit të njësive, për shembull kthimin e centimetrave në inçë.
Çfarë mendoni për këtë mundësi të re të Google për konstruktim të grafiqeve të funksioneve?

0 comments:
Post a Comment