Foursquare tani ka 15 milionë përdorues, shifër e trefishuar që nga
viti i kaluar. Gjysma e këtyre përdoruesve janë nga SHBA, ndërsa gjysma
tjetër janë përdorues ndërkombëtar.
Nga gjithë këta përdorues, me shumë se 70 për qind janë aktivë dhe shpërndajnë lokacionin e tyre.
Por, duke mos harruar të cekim se popullariteti i Foursquare mund të
bie, dhe atë shumë shpejtë, sepse Facebook po ndërmerr edhe disa hapa në
mënyrë që të zgjerohet edhe me shumë. Facebook ka blerë shërbimin e
njohur për shpërndarje vendesh, Gowalla, dhe deri tani edhe pa shërbmin Gowalla, Facebook arrinte shumë check-in nga pajisjet mobile nga e gjithë bota.
Ka shumë aplikacione të këtij lloji si, Foursquare, Loopt, Scvngr,
MyTown, Gowalla, e të tjera, që mundësojnë shpërndarje të vendeve që ju
dëshironi t’i shpërndani dhe të tregoni se ku gjendeni (lokacionin
tuaj).
Nëse Foursquare do të rrëzohet nga Facebook, mbetet vetëm të shihet.


0 comments:
Post a Comment