Kompania jugkoreane Zalman, më e njohura për nga ftohësit
kualitetiv për kompjuter, planifikon futjen në tregun e kartelave
grafike. Kompania u bë partner i AMD Radeon AIB dhe për fillim tregut do
të ia ofroj tri modele nga segmenti i mesëm i AMD-së nën emrin e vet të
tregut.Bëhet fjalë për kartelat Radeon HD 6770, 6850 dhe
6870 me ftohjen dual-slot dhe taktet e zakonshëm të punës. Zalman sipas
të gjitha gjasave do të blej PCB të gatshëm nga prodhuesit e tjerë dhe
në kartela vetëm do të vendos ftohjen e vet dhe etiketat e veta. Çmimet e
propozuara janë nga 124 deri në 190 dollarë, e dërgesat e kartelave nga
Zalman distributorëve për tek distributorët do të nisen gjatë javës së
ardhshme.



0 comments:
Post a Comment