Pas interesimit tejet të madh të blerësve për Transformer Prime
në paraporosi, u paraqiten informatat se Asus do të shtyj dërgesat.
Në
të vërtetë, disa shitës online u kanë anuluar porositë blerësve, e kjo u
bë shkas për thashethemet se pajisja do të shtyhet. Gjithashtu, tashmë
“dihej” edhe arsyeja e shtyrjes, e ajo sipas pohimeve ka të bëjë me
problemet e lidhjes së pajisjes në rrjetat Wi-Fi.
Por, nga Asus porosisin se paraqitja e tabletit po shkon sipas
planit, ndërsa dërgesat do të fillojnë me 19 dhjetor. Momentalisht në
Asus po mundohen të kuptojnë se kush dhe çfarë qëllimi plasoi këto
thashetheme, e kur të kenë më shumë informata, do ti ndajnë ato me
publikun, porositën përfaqësuesit e kompanisë. 

0 comments:
Post a Comment