Viti i Ri po afrohet dhe me të vërtetë na nevoiten shumë fishekzjarre
që të festojmë aq shumë sa i gjithë qielli të shndërisë. Prandaj edhe
një të riu që po shkonte në shkollë i erdhi një fishekzjarre e vogël në
xhepin e tij, e cila nuk bëri shumë tym, por kishte një erë të
padurueshme.
Pra, ai qe ne po e quajmë fishekzjarr ishte një pajisje Samsung
Galaxy S2 Skyrocket, e cila eksplodoi në xhepin e të riut, por
fatmirësisht djaloshi nuk kishte marrë asnjë dëmtim serioz.
“Kam dëgjuar një tingull jo shumë të madh dhe kam ndjerë një ndjesi
që e ndjen kur digjet diçka dhe kur unë futa dorën në xhep zbulova se
telefoni im kishte eksploduar brenda xhepit tim. Nuk kishte shumë tym
por era ishte e padurushme. Prandaj nëse dikush do të festoj festat e
fundvitit, atëherë ta blejë një Samsung Galaxy S2 Skyrocket, i cili
është vërtetë i nxehtë dhe ju ofron kënaqësi për festat,” tha djaloshi
në raporte, duke u buzëqeshur.


0 comments:
Post a Comment