Hitachi GST në Japoni filloi me shitjen e versionit me kapacitet të lartë të diskut nga familja DeskStar.
Hitachi
pa shumë reklamë në shitje lëshoi versionin me kapacitetin prej 4 TB,
DeskStar 5K4000 (HDS5C4040ALE630) me 32 MB të memories cache dhe
ndërfaqen SATA 6 Gbps.
Disku ka teknologjinë e kopanisë CoolSpin për shpenzim më të vogël të
energjisë pa ndikim më të madh në performanca – specifikat zyrtare ende
nuk janë të ditura por shpejtësia e rrotullimit të pllakave sipas disa
burimeve është 5,900 rpm. Duke pasur parasysh gjendjen momentale në
tregun e disqeve, për këtë model 4-terbajtësh duhet ndarë (përafërsisht)
258 euro. 

0 comments:
Post a Comment