Internet Explorer tani me përditësime automatike

Microsoft ka vendosur të sigurohet që të gjithë përdoruesit e Internet Explorer janë duke e përdorur versionin më të fundit të mundshëm të këtij shfletuesi. Për ta arritur këtë qëllim, Microsoft janë duke i lëshuar përditësimet automatike.
Është e vërtetë që ndonjë arnim në Internet Explorer dhe versionet e reja janë të gatshme përgjatë Windows Update, por kalimi nga një version në tjetrin nuk ka qenë një process automatic. Ekziston një dritare e ndarë që paraqitet për instalim, ta zëmë, Internet Explorer 9. Për shumë përdorues, hapat shtesë të kërkuar për instalim ishin zakonisht të mjaftueshëm për t’i parandaluar nga instalimimi i një versioni të ri.
Internet Explorer në qetësi do të përditësojë vetveten së bashku me Windowsin. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, përdoruesit në Australi dhe Brazil do të fillojnë të marrin përditësime automatike të Internet Explorer. Microsoft pastaj do të mundohet që t’i mbulojë edhe pjesët e tjera të botës.

Ryan Gavin, i cili është drejtor i lartë i Microsoft për Internet Explorer, tregoi disa përfitime të tjera nga kjo risi. Tërë siguria e komunitetit  Windows do të përmirësohet me zëvendësimin e shfletuesve të vjetëruar. Zhvilluesit mund të përqendrojnë qëllimin e tyre në ndërtimin e faqeve duke përdorur kod modern të uebit dhe ata që e shfletojnë uebin me Internet Explorer do të jenë në gjendje që të kënaqen me bukurinë e uebit.