Chrome 15 kalon Internet Explorer 8

Nëse jeni duke i lexuar këta rreshta në Chrome, atëherë ju jeni pjesë e një vale që ka tejkaluar Internet Explorerin dhe Firefoxin duke u bërë shfletuesi numër një në botë.
Më parë jemi munduar që të tregojmë disa raporte për rritjen e qëndrueshme të Chrome. E kemi parë raportin që tregonte që Chrome kishte tejkaluar Firefoxin dhe ishte vetëm një çështje kohe derisa ky shfletues të mos e pushtojë njërën nga dinastitë që ka mbretëruar më së shumti në botën e shfletuesve.
Gjatë fundit të muajit nëntor, Chrome 15 ka tejkaluar IE 8 me 23.6% të tregut, për dallim nga 23.5% të IE 8. Duke i marrë parasysh të gjitha versionet e IE që janë duke u përdorur, IE ende është në vendin e parë, por Chrome është menjëherë pas IE.

StatCounter nga Irlanda – që poston analitikë të uebit – lëshoi një deklaratë për ngritjen e Google Chrome 15, duke e bërë modest entuziazmin fillestar të çdo përdoruesi të Google kur ishte bërë gjithashtu e qartë që në Shtetet e Bashkuara, raportet për lënin e fronit nga IE janë ende të nxituara.