Nexus S do të marr mbindërtimin në Android 4. Google filloi me
mbindërtimet OTA (over-the-air), e në periudhën prej një muaji të gjitha
pajisjet pritet të marrin mbindërtimin në versionin e ri të SO.
E
ata që nuk kanë durim, si zakonisht, mbindërtimin mund ta shkarkojnë
nga Interneti përmes rrugëve jozyrtare. Për të mos hasur në probleme,
Google për shfrytëzuesit e Gingerbreadit ka përgatitur faqen
e posaçme me këshilla për Ice Cream Sandwich në të cilën, përmes
tjerash, përshkruhet mënyra në të cilën mund të ndryshohet wallpaperi,
si të krijohet një direktorium ose si të shikohet lista e aplikacioneve
të përdorur së fundmi.
Nexus S i Google ishte celulari i parë që është shitur me Android 2.3
Gingerbread. Në tret është në dispozicion për rreth një vit. 

0 comments:
Post a Comment