Aktiviteti i shfrytëzuesve të hershëm të Windows 8 në Internet
është në rënie gjatë tri muajve të kaluar, thuhet në rezultatet e
hulumtimit të rrjetit reklamues Chitika.
Duke matur numrin e
reklamave të shfaqura përmes Windows 8 Developer Preview në rrjetin e
vet reklamues gjatë muajit dhjetorit, shifrat tregojnë rënie në krahasim
me shtatorin e këtij viti. Pak kohë pas paraqitjes së Windows 8
Developer Preview numri i reklamave të shfaqura përmes sistemit të ri
operativ të Microsoftit pati një rritje të madhe, por nga atëherë është
duke u shënuar një rënie e lehtë.
Në Chitika janë të befasuar me zhvillimin e metile të situatës, në
veçanti nëse merret parasysh se Microsoft gjatë shkurtit pritet të
lëshoj betan e parë publike të Windows 8.
Në të vërtetë, duke pasur
parasysh afrimin e paraqitjes së betas së parë dhe paralajmërimeve për
hapjen e Windows 8 app store-it, sipas vlerësimeve nga Chitika për të
pritur është se aktiviteti në mesin e shfrytëzuesve të hershëm dhe
zhvilluesve të aplikacioneve do të rritet.



0 comments:
Post a Comment