IBM është duke parashikuar që në pesë
vitet e ardhshme nuk do të ketë më nevojë për fjalëkalime për email, por
njerëzit do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë smartphone-ët dhe
llaptopët me mendjet e tyre.
Mund të tingëllojë si e vështirë për t’u kthyer në realitet,
por hulumtuesit në ndërmarrjet e teknologjisë si IBM janë duke punuar
për t’i sjellë këto ide në realitet.
IBM dhe ndërmarrjet e tjera janë duke punuar në
pajisje të cilat mund t’i kontrolloni me mendjen tuaj. Për shembull, në
vend se të prekni një ekran të ndjeshëm për prekje ose përgjatë një sërë
butonave të vendosur në një telefon, mbase një ditë ju mund të keni
nevojë që ta përdorni vetëm mendjen dhe një telefon që mund ta lexojë
mendjen për ta bërë këtë lidhje, thotë IBM.
“Nëse ju vetëm keni nevojë të mendoni për ta thirre
dikë, ajo ndodh” tha IBm në parashikimin e vet. “Ose ju mund të
kontrolloni kursorin në një ekran kompjuterit vetëm duke menduar për ku
dëshironi ta lëvizni atë.”
Teknologjia e leximit të mendjes, e njohur si bioinformatika, tashmë është paraqitur në disa shembuj të thjeshtë nga ndërtuesit e lojërave si Mattel dhe inxhinierët në IBM dhe nga ndërmarrje të tjera “kanë dizajnuar kufje me senzorë të avancuar për të lexuar aktivitetin elektrik të trurit që mund të njohë shprehjet e fytyrës, nivelet e ngazëllimit dhe përqendrimit dhe mendimet e një personi pa i bërë ata fizikisht veprimet,” thotë raporti.

0 comments:
Post a Comment