Me sa duket, Google di më së miri se si t’i shpërblejë punëtorët e saj.
Kësaj
radhe, gjiganti i teknologjisë u ka ofruar punëtorëve të saj një
dhuratë të mirë për festat e fundvitit, përkatësisht nga një Galaxy
Nexus për secilin prej tyre.
Më saktë, njëri prej punëtorëve të Google e ka postuar modelin e
veçantë të telefonit të tij, i cili është i mbështjellur me ikonat e
Google+ dhe aplikacionet e ndryshme të Android.
Vitin e kaluar, në një email nga drejtori ekzekutiv i kompanisë,
thuhej se të gjithë stafi i Google do të marrin nga 1 mijë dollarë
shtesë për festat e fundvitit. 

0 comments:
Post a Comment