Hewlett Packard (HP) publikoi se WebOS do të vazhdoj të jetoj si projekt i bazuar në parimet e kodit të hapur burimorë.
Përfaqësuesit
e kompanisë kanë thënë se do të hapin kodin burimor të WebOS-it dhe të
ambientit për zhvillim Enyo. Në HP kanë shqyrtuar mundësitë e ndryshme,
dhe kanë ardhur në përfundim se hapja e kodit burimor është hapi i cili
mund të siguroj të ardhmen më të mirë për sistemin operativ.
HP bleu WebOS-in së bashku me Palm përmes një transaksioni në vlerë prej 1.2 miliard dollarë.

0 comments:
Post a Comment