Sipas shkrimit të BGR, Apple sipas të gjitha gjasave para
paraqitjes së televizorëve të vet për të cilat është duke u folur për
një kohë të gjatë do të paraqes kompjuterët personal iMac që do të kenë
të përfshirë funksionin e televizionit.
Sipas pohimeve
gjenerata e iMacëve, e cila pritet të arrij gjatë gjysmës së dytë të
vitit 2012, do të ketë të integruar disa mundësi të pajisjeve Apple TV.
Në të vërtetë, vlerësohet se Apple mund të ndodhë të filloj me ato që i
ka, dhe pastaj të zgjeroj ofertën e vet televizive në ekranet me
diagonale prej 21 ose më shumë inç.
Analistët të cilët i citon BGR nuk e kanë përmendur teknologjinë e
Apple për kontrollim me zë Siri për të cilën besohet se aplikimin do ta
gjej edhe në televizorët e Apple. 

0 comments:
Post a Comment