Rockstar Games ka konfirmuar datën e
paraqitjes në treg dhe çmimin për GTA III për iOS dhe Android, që sipas
të gjitha gjasave do të shfaqet me 15 dhjetor për një çmim prej 2,99
funte.
Zhvilluesi i Grand Theft Auto, Rockstar Games ka shpalsour se
titulli i saj i famshëm GTA III do të bëjë debutimin në platformat
mobile gjatë javës së ardhshme, duke tentuar të bëjë të njëjtën zhurmë
edhe në pajsijet me iOS dhe Android.
Një lojë që shpesh është lidhur me dhunë dhe presence të keqe në
medie, GTA III do të shfaqet në pajisjet me Android dhe iOS duke ofruar
teknologjinë e lojës në versionin mobil. Pritet që kjo lojë të debutojë
edhe për iPad 2 si dhe për iPhone 4, iPhone 4S dhe për iPod Touch,
ndërsa çmimi do të jetë i arsyeshëm në 2,99 funte.
Në anën tjetër me të njëjtin çmim, GTA III do të shfaqet edhe për pajsijet si LG Optimus 2X, Samsung Galaxy Tab 8.9 dhe 10.1 inç dhe gjitahshtu edhe për Sony Tablet S.

0 comments:
Post a Comment