Twitter ka filluar gjatë ditës së sotme të
shpalos një dizajn të ri për ueb platformën e saj si dhe për të sjellë
disa ndryshime edhe në arenën e aplikacioneve mbile për iPhone dhe
Android.
Klienti TweetDeck, pronë e Twitter, gjithashtu është ridizajnuar
për t’iu përshtatur ndryshimeve të reja. Ndryshimet e dizajnit, që do të
shpalosen gjatë javëve të ardhshme, përfshijnë një renovim të profileve
të përdoruesve dhe disa pamjeve tjera.
Si pjesë të ndryshimeve në dizajn, Twitter ka shtuar edhe tre butona
të navigimit: Home, Connect dhe Discover. Home ju dërgon në Dashboard,
ku ju mund të lexoni cicërimat që po vijnë. Connect ju treogn të gjitha
cicërimat që ju përmendin, ri-cicërimat e cicërimave tuaja dhe cicërimat
tuaja të cilat të tjerët i kanë favorizuar. Dhe Discover, që shpalos
tregimet tuaja, fotografitë, videot, rekomandimet për të ndjekur dhe
hashtag që janë në trend në bazë të lokacionit tuaj, gjuhës apo kënd e
ndjekni.
Me këtë dizajn të ri, cicërimat tani do të shfaqen në anën e djathtë
të ekranit dhe do të marrin më pak hapësirë sesa në dizajnin e kaluar.
Kutia e cicërimave do të shfaqet në të njëjtën kuti, por në anën e
majtë, që përmbanë fotografinë e profilit tuaj, ndjekësit tuaj dhe
statistikat e listave. Një buton i cicërimave do të shfaqet në maje të
faqes për të lehtësuar paraqitjen e cicërimeve.
Aplikacioni mobil ka butonat Home, Connect dhe Discover si dhe butoni
Me, shfaq fotografinë dhe statistikat, si dhe aksesin e mesazheve tuaja
direkte. Dizajni i ueb faqes momentalisht po shfaqet gradualisht tek
shumica e përdoruesve, por ka gjasa që disa të presin derisa t’i shohin
ndryshimet.

0 comments:
Post a Comment