Në kohë të fundit me pak a shumë sukses Google po mundohet të
avancoj ndërfaqen e ueb aplikacioneve të veta dhe shërbimeve siç janë
Gmail, Google Docs, Google Maps ose Google+.
Ndryshimi i ri
në ndërfaqen e të gjitha aplikacioneve dhe shërbimeve të kompanisë është
Google Bar-i i ndryshëm. Shiriti i zezë që zinte pjesën e sipërme të
ekranit nuk është më aty, e funksionet e tij janë shpërndarë nëpër
elementët e tjerë të ndërfaqes.
Konkretisht, me klikim në ikonën Google në këndin e epërm të majtë të
ekranit tani në dispozicion është menyja në të cilin ndodhet lista e
aplikacioneve dhe shërbimeve elementare siç janë Google+, Google Search,
Google Images, Google Docs, Gmail dhe të ngjashme.
Pjesa e djathtë e shiritit në të cilën shfaqet shfrytëzuesit i kyçur,
numri i risive në rrjetin shoqëror Google+ dhe fusha për futjen e
shënimit të ri janë kaluar në anën e djathtë të fushës për kërkim.
Nuk është e tepërt të përmendim se autori i tekstit personalisht nuk i
ka parë këto ndryshime në llogarinë e vet pranë Google, kështu që
ekziston mundësia që ato për momentin janë në dispozicion vetëm për
përdoruesit në SHBA.
Për më shumë rreth hapit të ri në ridizajnin e ndërfaqes së faqeve të Google mund të shfletoni blogun zyrtar të kompanisë.

0 comments:
Post a Comment