Android dominon, Apple po ngjitet

Sistemi operativ i Google, Android është duke dominuar tregun mobil amerikan me 53 për qind pjesëmarrje të tregut, thotë raporti i fundit i NPD Group.
Platformat më të mëdha rivale, Android dhe iOS po vazhdojnë të rrisin tregun e tyre në krah të Research in Motion dhe të tjerëve këtë vit.
Pjesëmarrja e tregut të Apple është rritur në 29 për qind, ndërsa ajo e RIM ka rënë në 11 për qind.
Research In Motion, e cila kishte pothuajse gjysmën e tregut të telefonave të mençur në tremujorin e dytë të vitit 2006, ka rënë me 8 për qind të tregut në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sot, Research In Motion radhitet në vendin e pestë si prodhues i telefonave mobile, pasi që para saj janë Apple, HTC, Samsung dhe Motorola.