Microsoft lëshoi në distribucion Silverlight 5, versionin e freskët të pluginit për sistemet operativ Windows dhe Mac OS.
Shtesa
është kompatibile me shfletuesit Internet Explorer, Firefox, Chrome dhe
Safari dhe sjell disa risi tashmë të pranishme në ueb zgjidhjet e
ngjashme siç është Adobe Flash.
Silverlight 5 ka përkrahjen harduerike për dekodimin e H.264 videos
për performancat më të mira, përkrahjen për Postscript Vector Printing
dhe përkrahjen për 3D përmes XNA API-së në platformën Windows, që
mundëson shfaqjen me përshpejtim të grafikës 3D brenda shfletuesit të
Internetit. Janë përmirësuar edhe mundësitë për siguri (Trusted
Application model), e vetë shtesa ka madhësinë prej rreth 7 MB dhe është
në dispozicion për shkarkim pa pagesë nga faqja zyrtare.

0 comments:
Post a Comment