Në kohë të fundit gjithnjë e më shumë po flitet për problemet e
sigurisë të telefonave të mençur të cilët në të ardhmen gjithnjë e më
shumë do të jenë cak i hakerëve.
Edhe pse ekspertët e
sigurisë mendojnë se të gjithë telefonat do të jenë të lëndueshëm nga
këto sulme të hakerëve, më së shumti probleme pritet të kenë
shfrytëzuesit e telefonave mobil të cilët punojnë me Android.
Këtë e konfirmoi edhe hulumtimi i fundit që është kryer nga
universiteti i Karolinës Veriore i cili ka vënë në pas potencialin për
problemet e mëdha të cilat mund ti kenë pronarët e telefonave që punojnë
me Android dhe të cilët kanë të instaluar softuerin e vet prodhuesve –
siç është për shembull HTC Sense.
Hakerët, duke përdorur këto lëshime në softuerin e këtillë, mund të
anashkalojnë rregullimet e Androidid dhe të instalojnë softuerin e
caktuar të cilin do të mund ta përdornin për veprimet e shumta të
rrezikshme në telefon.
Xuxian Jiang nga ky universitet thotë se hakerët në teori do të mund
të incizojnë të gjitha bisedimet të cilat bëjnë shfrytëzuesit, do të
mund të dërgojnë mesazhet SMS në numra të shtrenjtë telefonik ose të
fshijnë të gjitha shënimet të cilat ndodhen në telefon.
Hulumtuesit e sigurisë kanë testuar tetë modele të telefonave të
mençur – duke përfshirë edhe modelet që vijnë me Android “të pastër”,
pra përveç sistemit operativ mobil nuk është instaluar kurrfarë softueri
shtesë dhe kishin zbuluar se telefonat e këtillë (të cilët nuk kanë
softuer shtesë), si dhe telefoni Droid i Motorolas – janë të sigurt dhe
se nuk i kanë këto probleme.

0 comments:
Post a Comment