Sipas pohimeve të një portali brazilian, një grua lajmëroi se
iPhone 4 i saj morri flakë gjatë natës derisa ishte i lidhur në mbushës.
Ai
filloi të bëj shkëndija dhe tym, e pasi që ishte zgjuar, gruaja kishte
arritur ta sanonte situatën dhe kishte mbetur pa u lënduar.
Vet ky rast ndoshta nuk do të ishte interesant por disa ditë më parë
ishte lajmëruar se një udhëtar në aeroplanin e kompanisë australiane
Regional Express, i cili gjithashtu kishte iPhone 4 ishte ankuar për të
njëjtën gjë, respektivisht shkëndija dhe tym që dilnin nga telefoni i
tij.
Fatmirsisht, as me këtë rast nuk ishte lënduar askush.
Apple nuk ka dhënë ende komentin zyrtar, e pas rastit të dytë gjasat
janë gjithnjë e më të mëdha që kjo situatë ka nevojë për hetim.

0 comments:
Post a Comment