Megjithëse Microsoft ka qenë duke e
shijuar kryesimin e vet në botën e sistemeve operative të kompjuterëve
personalë për një periudhë të gjatë, ndërmarrja është duke u marrë për
të bërë produkte edhe në platformat për celularë. Microsoft po
planifikon që të zgjerojë mundësitë e veta me celularë të Office 365 të
bazuar në cloud. Ndërmarrja e kupton potencialin e sistemeve si Office
365 për çdo pajisje si një rrugë efikase për të mbajtur kryesimin në
biznesin e softuerëve, në vend se të luftohet për të marrë aplikacionet e
zakonshme të Office për telefona.
Së fundi, Microsoft ngarkoi më shumë se 30
përditësime të veçanta për celularë për Office 365. Disa nga këto
përditësime mund të përdoren për Windows Phone 7 dhe jo për më shumë
popullaritet dhe sisteme gjerësisht të përdorura, si raportohet nga Rethink Wireless.
Zotëruesit e iPhone dhe Android kanë qasje në uebaplikacionet e Office përgjatë shfletuesit sepse Microsoft është duke provuar që të baraspeshohet në mes krijimit të një përvoje shumë të mirë për t’i përkrahur ngritjet e sistemit të vet operativ mobil dhe në të njëjtëmn kohë e pranon që Office 365 nuk mund të jetë i kudogjendur pa mbështetjen për iOS dhe përdoruesit e Androidit.

0 comments:
Post a Comment