Microsoft ka shpalosur sot dyqanin e Windows 8 për herë të parë, dhe
për fat të mirë Microsoft kishte postuar një video në blogun zyrtar,
video kjo që tregon detajet e Windows Store.
Nëse ju nuk jeni të informuar, Windows do të ju ofroj konsumatorëve
aplikacione të shumta në Windows Store, e cila do të ketë ndërfaqe të
bukur me faqet e saj të aplikacioneve, ngjashëm me Mac Store, që do të
thotë se aplikacionet do të gjenden me lehtë dhe do të jenë në
dispozicion edhe në internet dhe në motorët e kërkimit.
Microsoft, gjithashtu në garën e parë të saj të zhvilluesve, do t’i
japë fituesit një emër të rezervuar në dyqan, një Developer Preview PC
dhe dy vite antarësim në Windows Store.
Windows Store do të hapet për klientët, kur të lëshohet Windows 8 beta në fund të shkurtit të vitit 2012.


0 comments:
Post a Comment