Aplikacioni i vitit Flipboard ka avancuar
nga iPad në iPhone në versionin e tij të riimagjinuar për ekranin e
vogël. Aplikacioni i ri sjell shfletim vertical të faqeve dhe një veçori
të re të quajtur Cover Stories.
Flipboard, magazina magazina digjitale me
karakter social për iPad, më në fund ka arritur të shpaloset në iPhone
me një version të ripërpunuar. Aplikacioni i sukesesshëm Flipboard, që
ka fituar çmimin e “Aplikacionit të Vitit 2011” nga T3, sjell në
telefonin tuaj artikuj nga Facebook, Twitter, Tumblr, Flickr dhe të
tjerë, dhe i shfaq këto në një lloj magazine atraktive.
Aplikacioni tani është përgatitur për ekranin e
vogël dhe përdoruesit tani janë në gjendje të shfletojnë vertikalisht me
gishtin e madh në vend se të kthejnë në formë horizontale pajisjen,
sikurse që duhet në iPad. Zhvilluesit thonë se kjo e bënë më të lehtë që
aplikacioni të shfrytëzohet vetëm me një dorë.
Veçoria kryesore është Cover Stories, që meson se
cila përmbajte është më e pëlqyer prej jush dhe në cilat vende janë këto
tema që të shfaqen para jush. Kjo veçori momentalisht është ekskluzive
vetëm për iPhone. “Me Flipboard për iPhone ne po shpalosim Cover Stories
– një vend ku me shpejtësi mund të shihen lajmet më intersante,
përditësimet dhe fotografitë që po shpërndahen me ju në këto momente. Sa
më shumë që bashkëveproni me miqët tuaj dhe sa më shumë që të
shpërndahen storiet, aq më e mençur bëhet Cover Stories”.
Përdoruesit e iPad do të jetë të lumtur të mësojnë
sesi një kyçje e thjeshtë në iPhone do të ngarkojë apliakcionin me të
gjitha llogaritë tuaja, artikujt dhe gjërat tjera, në vend se të keni
nevojë për të ri-vendosur të gjitha detajet tuaja.

0 comments:
Post a Comment