“Themelova Facebook me idenë se njerëzit dëshirojnë të ndajnë gjëra
dhe të lidhen me të afërmit në jetën e tyre, por për ta bërë këtë,
secili duhet të ketë kontroll të plotë në atë çfar gjërash ndanë në çdo
kohë.” - kështu filloi Mark Zuckerberg kërkesën për falje nga
përdoruesit, pasi FTC(Agjencia Federale për mbrojtjen e konsumatorëve)
akuzoi Facebook se në mënyrë të rreme dhe të paligjshme u ka garantuar
privatësi përdoruesve.
FTC, kishte cekur disa gabime serioze të cilat deri më tani Facebook i kishte bërë, si psh:
- Futja e funksioneve të reja në dhjetor, 2009 e cila në mënyrë automatike kishte bërë të gjitha të dhënat publike që ishin kinse “të mbrojtuara”, pa publikuar për këtë gjë ndonjë paralajmërim.
- Mundësin e qasjes më të madhe deri tek të dhënat themelore për zhvilluesit e aplikacioneve.
- Pohim të rremë se programi “Verified Apps” kontyrollon dhe garanton sigurinë e aplikacioneve, kur në fakt Facebook nuk e kishte bërë këtë.
- Premtimet e dhëna për përdoruesit se nuk do të ndajnë të dhënat e tyre me agjencionet e marketingut, kur në fakt Facebook e bëri kët.
- Premtime të rreme se standardet e tyre të privatësisë janë konfort kërkesave të akteve për mbrojtjen e të dhënave personale në SHBA dhe në EU.
Deri tek një marrëveshje mes dy palëve erdhi dje, dhe e njejta kërkon
nga Facebook që të respektojë të drejtat e përdoruesve dhe të ndërmarr
aktivitete plotësuese për t’ju ofruar përdoruesve më shum kontrollë mbi
të dhënave personale.
Marrëveshja detyron Facebook:
- Thjesht, dhe sakt të caktojë rregulla rreth privatësis së informacioneve.
- Të kërkojë nga përdoruesit leje para se të shtojë ndonjë ndryshim të cilat mund të ndryshojnë opsionet e vendosura për privatësi.
- Të ruaj të dhënat e përdoruesve vetëm 30 ditë pas fshirjes së tyre, dhe më pas plotësisht ti largojë ato nga serverët e tij.
- Të vendos një program të ri për privatësi i cili do të mundësojë mbrojtjen e privatësis dhe të dhënave personale.
- Në 180 ditën e ardhëshme, dhe në çdo 2 vite në 20 vitet e ardhshme, të punësojë konsulentë për të kontrolluar dhe analizuar sistemet sipas standardeve të FTC.


0 comments:
Post a Comment