Numri i aplikacioneve mobile të cilat janë
në dispozicion në katër platformat kryesore mobile sot pothuajse kanë
arritur shifrën prej një million, ndërsa brenda ditëve të ardhshme, ky
numër pritet që të arrihet apo edhe të tejkalohet.
Sipas raportit të Mobilewalla thuhet se numri total i
aplikacioneve mobile të Apple, Android, BlackBerry dhe Windows ka
arritur në 989.476, me një mesatare prej 2.000 aplikacioneve të cilat
hyjnë në tregun mobil çdo ditë.
Raporti i kompanisë e cila merret me analiza të industrisë mobile
thotë se App Store i Apple është lider në këtë mes me 589.148
aplikacione.
Ndërsa, bashkë me të janë rritur edhe aplikacionet e Android, duke rritur nga 115.000 në 319.774 aplikacione mobile.
Megjithatë, është e interesante të theksohet se në këto shifra nuk
janë përfshirë edhe ato të platformës mobile të kompanisë Nokia,
Symbian, pasiqë prodhuesi i njohur i telefonave mobil për një kohë të
gjatë nuk ka publikuar asnjë shifër lidhur me aplikacionet e saj mobile.

0 comments:
Post a Comment