Twine është paisje argëtuese pa tela Wi-Fi e pajisur me senzorë për
temperaturë dhe dridhje(vibracione). Bëhet fjalë për kub të vogël gome
prej 16 cm e cila mbushet përmes USB port ose me dy bateria të vogla
AAA, dhe funksionon ashtu që shfrytëzon senzorët e mbrendshëm të cilat
janë të lidhur me internet përmes Wi-Fi për të mbledhur informacione dhe
të dërgojë mesazhë përderisa janë arritur disa kushte rreth paisjeve të
mbredshme elektronike.
Paisja përdor ueb aplikacion të thjeshtë Spool për tu lidhur me
rutina të caktuara dhe për të dërguar SMS, imejll ose të
cicërojë(tweet), nëse ndonjë paisje elektronike ka mbaruar me punë.
Ajo çfar është interesante me Twine është se paraqet një mënyrë të
lehtë për të lidhur paisjet elektronike shtëpiake në internet për të
mbledhur më lehtë informacione, komunikuar në mes vete dhe informimin e
përdoruesve, ide e cila tash më është e njohur edhe si “interneti i
gjërave”. Twine demonstron se çdo përdorues mund të posedojë një paisje
të thjeshtë e cila do t’ju mundësojë të përdorte atë për kontrollimin e
paisjeve elektronike, shtëpiake.
Paisja është krijuar nga një ekip studentor Supermechanical i cili
thotë se nëse marrin mbështetjen e mjaftueshme, para se gjithash
finansiarre, do të integrojnë sensorë plotësues siç është RFID chip, për
matjen e presionit. Projekti është vendosur në Kickstarter, dhe veç më
ka mblodhur mbi 126.000 dollarë, edhe pse fillimisht kërkesa ishte vetëm
për 35.0000 dollarë. Twine, së bashku me aplikacionin, kushton vetëm 99
dollarë.



0 comments:
Post a Comment