Facebook ka paditur Mark Zuckerbergun. Kjo fjali me siguri se nuk ka kuptim, apo jo?
Mirëpo,
një gjë e tillë mbase edhe mund të jetë e vërtetë. Sigurisht, Facebook
nuk e ka paditur drejtorin e saj, Mark Zuckerberg, por një tjetër Mark i
cili jeton në Izrael.
Sipas mediumit Izraelit, Holes in the Net, Rotem Guez, një
sipërmarrës izraelit ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij për ta bërë
Mark Zuckerberg, pasi që ai u padit nga gjiganti i rrjeteve sociale,
Facebook.com.
Sigurisht, duhet të ketë shumë njerëz që duan me të vërtetë që
izraeliti të ishte Zuckerbergu i vërtetë, por Guez nuk është një prej
tyre.
E tërë kjo histori filloi atëherë kur Rotem Guez thuhet se e paditi
Facebookun në gjykatë në janar të vitit 2011, sepse rrjeti social kishte
refuzuar t’ia kthente profilin e tij të “thyer” pa ndonjë arsye që ka
ndonjë bazë ligjore.

0 comments:
Post a Comment