Prodhuesi i njohur kanadez i telefonave të mençur mobil
BlackBerry, ka njoftuar se deri në fund të vitit të ardhshëm nuk do të
lansojë modele të reja të telefonave me versionin e ri të sistemit të
saj operativ BlackBerry BBX, i cili tani quhet BlackBerry 10.
Ne
tashmë kemi pasur rastin të shohim disa rrjedhje të modeleve BlackBerry
10, më saktësisht modelin BlackBerry Surfboard, mirëpo me sa merret
vesh ky model do të jetë i gatshëm për treg vetëm në fund të vitit të
ardhshëm.
Këtë lajm e ka dhënë vetë drejtori i kompanisë RIM BlackBerry, Mike
Lazaridis, i cili ka folur edhe për çipat e ri të kompanisë, si dhe për
datën e lansimit të modeleve të reja me BlackBerry 10.

0 comments:
Post a Comment