Sipas informatave të fundit nga StatCounter, Chrome 15 është
shfletuesi më i popullarizuar në botë. Statistika ka të bëjë me
versionet e shfletuesve.
Chrome i Google në versionin 15 u
gjet para Internet Explorer 8, e kjo është një e arritur e rëndësishme
në fushatën e Google për zënien e vendit të parë. Ndryshimi në kreun e
listës ndodhi kur Chrome 15 pati 23.63% të posedimit global në mesin e
shfletuesve, derisa IE u ndal në 23.5%. Firefox 8 ishte në vendin e
tretë, por me posedim dukshëm më të vogël prej 12.12%. Është interesant
të thuhet se, duke iu falënderuar mbindërtimeve automatike, gjithnjë
është aktual një version (ai më i riu) i Chromeit.
Nëse shikohen të dhënat absolute, pas mbledhjes së të gjitha
versioneve, Internet Explorer është ende shfletuesi më i popullarizuar
duke pasur në posedim mbi 40% të posedimit botëror. Globalisht i dyti
është Chrome me rreth 26%, e i treti Firefox me posedim të 25% të tregut
global. 

0 comments:
Post a Comment