Në mesin e kompanive të goditura nga mungesa e disqeve të fortë për shkak të vërshimeve në Tajlandë është edhe Intel. Në
të vërtetë, Intel publikoi se shitja e tij gjatë çerekut të katërt do
të jetë rreth 13.7 miliard dollarë, derisa parashikimet më të hershme se
kompania do të arrij rreth 14.7 miliard dollarë. Në Intel theksojnë se arsyeja kryesore për të hyrat më të vogla nga
pritjet është shitja më e dobët e kompjuterëve e shkaktuar me mungesën
dhe rritjen e çmimeve të disqeve të fortë. Sipas vlerësimeve të Intelit
mungesa e disqeve të fortë do të vazhdoj edhe gjatë çerekut të parë të
vitit të ardhshëm, e gjatë çerekut të dytë pritet rimëkëmbja e tregut.
0 comments:
Post a Comment