Apple ka njoftuar se dyqani i saj virtual, Mac App Store tashmë
ka arritur në 100 milionë shkarkime, dhe kjo shifër është mjaft
mbresëlënëse duke marrë parasysh faktin se Mac App Store është lëshuar
vetëm para një viti.Megjithatë, Apple nuk ka dhënë asnjë
informatë lidhur me numrin e aplikacioneve që gjenden në dyqanin e saj
virtual, edhe pse më herët është thënë se platforma e kompanisë mban mbi
500 mijë aplikacione.
“Për më pak se tri vite, Apple ka ndryshuar mënyrën sesi njerëzit i marrin aplikacionet e tyre në mobil, ndërsa Mac App Store po e ndryshon kompjuterin personal, gjithashtu” ka thënë Philip Schiller, zëvendës drejtor i marketingut global të Apple.

Me sa duket, Mac App Store do të jetë një sukses tjetër i Apple, pasi që
për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të bëhet dyqani më i famshëm
virtual për kompjuterët personal.

0 comments:
Post a Comment