Të gjithë e dinë se Nokia është duke e përgatitur edhe një model
të ri të telefonit në Windows Phone, përkatësisht modelin Nokia Lumia
900, për të cilin tani kanë rrjedhur disa detaje në internet.
Sipas
Geek Tech, të cilët thonë se kanë pasur rastin që nga afër t’i shohin
karakteristikat e telefonit të ri të Nokia’s, thuhet se Nokia Lumia 900
do të ketë ekran më të madh se Lumia 800, përkatësisht diagonal prej 4.3
inç në AMOLED, si dhe procesorin me 1.4 GHz.
Sipas njoftimeve të fundit, Lumia 900 do të dal në shitje gjatë
muajit janar 2012, edhe pse mund të ndodhë që lansimi i tij të shtyhet
për tremujorin e parë ose të dytë të vitit.

0 comments:
Post a Comment