Chrome ishte shfletuesi i dytë më i pëlqyer i uebit gjatë muajit nëntor, duke kaluar kështu për herë të parë Firefoxin.
Shfletuesi Chrome i Google është duke fituar
përdorues të rinj dhe një vëzhgues i industrisë thotë që ai madje mund
ta ketë eklipsuar kundërshtarin e vet me kod të hapur në tregun botëror.
Sipas StatCounter Global Stats, Chrome ishte programi i dytë më i pëlqyer për shfletim të uebit në muajin nëntor, duke tejkaluar kështu shfletuesin Firefox.
Sipas StatCounter, me Chrome ishte bërë 25.69% e
shfletimi online, në krahasim me 25.23% të Firefox. Firefox menaxhohet
nga Fondacioni jofitimprurës Mozilla.
Internet Explorer i Microsoft mbeti kryesues si shfletues i uebit me 40.63% të tregut botëror.
“Ne mund të shohim përpara tek një betejë magjepëse
në mes Microsoft dhe Google teksa ritmi i rritjes së Chrome tregon që
ai do të bëhet një sfidues i vërtet globalisht i Internet Explorer,” tha
shefi ekzekutiv i StatCounter, Aodhan Cullen.
Sidoqoftë, ndërmarrja matëse e internetit, Net
Applications, gjatë të premtes raportoi që Firefox ende mbetet në vendin
e dytë megjithëse Chrome ka arritur të mbushë mjaft shumë hapësirën
ndarëse në mes të këtyre dy shfletuesve.
Sipas StatCounter, Firefox ishte duke humbur
përdorues në Shtetet e Bashkuara, por mbeti në vendin me 20.09% të
tregut, në krahasim me 10.89% të Chrome.
Është raportuar që Internet Explorer ishte përdorur për t’u bërë shfletimi nga 50.66% e përdoruesve amerikanë.

0 comments:
Post a Comment