A mund ta thyeni kodin? Kjo është pyetja
që agjencia britanike GCHQ është duke e bërë në një fushatë online për
të gjetur gjeneratën e ardhshme të specialistëve kibernetikë.
GCHQ në qetësi e lëshoi një uebfaqe kriptike
gjatë muajit të kaluar duke ofruar një kuti të kodit të ndërtuar me
numra dhe shkronja. Nuk ka ndonjë brend në faqe, vetëm pjesa “A mund ta
thyeni atë?”.
Agjencia tani ka treguar se është prapa një fushate
dhe gjatë të premtes tha që është duke provuar të arrijë individët me
“një interesim të mprehtë në thyerje të kodit dhe hakim etik” për
profesionistë në GCHQ.
“Është për të zgjuar interesimin në njerëzit të
cilët ndoshta nuk mund të zihen nga fushatat normale të rekrutimit,” tha
një zëdhënës nga GCHQ, duke folur në kushte të anonimitetit.
Thyerja e kodit zbulon një fjalë, e cila ishte kur
shkruhet në një hapësirë të uebfaqes do të paraqesë uebfaqen për
rekrutim në punë tek agjencia GCHQ.
Agjencia tashmë është duke rekrutuar specialistë të
sigurisë kibernetike – për një pagë prej 25,000 funta (39,000 dollarë) –
dhe shpreson që të punësojë rreth 35 njerëz gjatë muajve të ardhshëm,
tha zëdhënësi.
Më shumë se 50 njerëz me sukses kanë arritur deri
tani ta thyejnë kodin – nga të cilët 80% kanë plotësuar një aplikacion,
tha zëdhënësi.
GCHQ tha që ritmi i shpejt i lëvizjes së fushës
digjitale dhe sigurisë kibernetike nënkupton që ajo duhet të gjejë rrugë
të reja për t’u marrë me kandidatët e ardhshëm, të cilët në mënyrë
tipike kanë hyrë në agjenci si të diplomuar.

0 comments:
Post a Comment