Platforma Android është duke lëvizur
shpejt. Derisa Google e bën më të mirën për ta mbajtur sistemin operativ
të freskët dhe të sigurt, prodhuesit e tjerë dhe bartësit nuk veprojnë
gjithmonë shpejt duke e vendosur kodin më të fundit në pajisjen e tyre
ekzistuese. Çështje të ndërlikuara janë pajisjet e reja, shpesh të
shtyra në treg me kod që nuk është gjithmonë më i fundit.
Rezultati? Tani, gjashtë versioni i Android
ekzistion në pajisje (Cupcake, Donut, Eclair, Froyo, Gingerbread dhe Ice
Cream Sandwich) me Gingerbear duke qenë kryesuesi. Android 2.3.x
përfaqëson 50.51% të të gjitha instalimeve të sistemit Android derisa të
gjitha versionet e tjera ende kanë 47% (dallimi është Honeycomb në
tabletë).
Derisa Ice Cream Sandwich është mjaft i freskët për
të qenë pjesë e tabelës, Froyo ende ka një prani prej 35.3% me Eclair
që funksionon në 9.6% në pajisjet që përdorin Android. Ekzistojnë
gjithashtu 1.3% të pajisjeve që kanë Donut dhe besojeni apo jo, janë
0.8% e telefonave që kanë Cupcake.
Duhet ta pranojmë faktikn që disa pajisje janë të dënuara që ta kenë versionin ekzistues të sistemit Android deri sa të mos i hedhin. Pyetja e vetme është se sa shpejt veprojnë për këtë prodhuesit e pajisjeve origjinale.

0 comments:
Post a Comment