Sipas të dhënave të fundit të StatCounter, Chrome morri vendin e
dytë nga Firefox në listën e përfaqësimit botërorë të shfletuesve të
Internetit.
Shfletuesi i Google momentalisht mban 25.69% të
tregut botërorë, derisa Firefox i Mozillas është në kuotën prej 25.23%.
Internet Explorer i Microsoft është ende i paprekshëm me posedim prej
40.63%. Një informatë tjetër, që erdhi nga Microsoft, thotë se Internet
Explorer është shfletuesi më i popullarizuar në mesin e kompjuterëve me
Windows 7.
Sipas StatCounter, Chrome ka pasur rritje të madhe edhe në Shqipëri
(në rezultate nuk është përfshirë Kosova) e për informata më të
detajuara raportin mund ta gjeni këtu.

0 comments:
Post a Comment